E pabesueshme, Milani shtang Interin në shtesë

0

Interi e Milani nuk janë në lartësinë e emrit të tyre, por sot kanë dhuruar një ndër ndeshjet më të bukura të viteve të fundit, një barazim 2-2 që i ka pasur të gjitha, me emocione pa fund dhe me Milanin që ka goditur në minutën e 97-të, duke i vjedhur një pikë Interit, që priste të festonte suksesin në “shtëpi”.

Ishte një derbi i shumëpritur, një derbi i rrallë, sepse u luajt në mesditë dhe për herë të parë në histori me klube në duart e pronarëve nga Kina. Debutonte në tribunë si president kuqezi Jonghong Li dhe Milani i ka bërë një dhuratë fantastike, duke parë si shkuan ngjarjet.

Kuqezinjtë goditën shtyllën në fillim të ndeshjes me Deulofeun dhe ishin duke luajtur më mirë, por në minutat 36 e 44 Kandreva e Ikardi fundosën anijen kuqezi, duke nxjerrë në pah defektet e mbrojtjes.

Antonio Candreva Goal HD – Inter 1-0 AC Milan… by BundesVideo

Mauro Icardi Goal HD – Inter 2-0 AC Milan – 15… by Football-_Live

Në pjesën e dytë Milani vuajti për të gjetur entuziazëm dhe ritëm, por nëse sulmi ishte në hije, në minutën e 83-të Romanjoli rihapi gjithçka, me një gjuajtje të bukur pas një asisti nga Suso.

Alessio Romagnoli Goal – Inter vs Milan 2-1 by billiemccarroll

Fundi ishte kaotik, sepse arbitri akordoi 5 minuta shtesë, që shkuan në 7 dhe në një goditje këndi Zapata, një tjetër qendërmbrojtës, barazoi për kuqezinjtë.

Cristián Zapata Goal HD – Inter Milan 2 – 2 AC… by jackeddine

Festë e madhe në sektorin kuqezi, zi në sektorët e tjerë, protesta pa fund të Interit për shtesën e ekzagjeruar, por arbitri sqaronte se kompensoi vonesat e shumta.

Gjithsesi, polemikat që do të pasojnë këtë derbi nuk zbehin bukurinë e një supersfide, që kënaqi të gjithë, ata qindra milionë tifozë që ishin para televizorit në një orar të pazakontë.

Image may contain: 2 people, people playing sports, stadium and outdoor

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here