E pabesueshme/ Lotito u përplas me Anjelin dhe provon “bllofin”, nxorri sot në stërvitje lojtarët

Në një kohë kur e gjithë Italia është në izolim total si pasojë e pandemisë Covid-19, Klaudio Lotito duket se nuk do t’ia dijë për këtë fakt, teksa ka detyruar futbollistët e tij të vijojnë stërvitjet. Lotito ka në pronësi klubet e Lazios dhe të Salernitanës dhe ka luajtur kështu “bllofin” për të provokuar Federatën Italiane të Futbollit. Lazio ka bërë një sezon për t’u duartrokitur dhe është në vendin e dytë me vetëm 1 pikë me pak se Juventusi e këtu qendron e gjithë frika e presidentit të bardhekaltërve.

Ky i fundit pati edhe një përplasje me Anjelin për shkak se i trembet faktit se mund të vendoset që tituli të jepet në bazë të renditjes aktuale, ndërsa vetë Lotito dëshiron vazhdimin e tij. Kreu i bardhezinjve madje do të shprehej se nuk e kuptonte si mund të mendoje për klasifikimin edhe në një periudhë aq të vështirë si ajo që po kalon Italia. Me mendjen te Lazio dhe tituli kampion, numri një i klubit kryeqytetas teston situatën me ekipin tjetër të tij, Salernitanën, për të parë edhe reagimin që do të marrë nga Federata Italiane e Futbollit.

Por kjo ka nxitur zemërimin e Shoqatës së Futbollistëve, të cilët i kanë dalë menjëherë kundër Lotitos, duke i kërkuar t’i lërë futbollistët të qendrojnë në shtëpitë e tyre në mënyrë që të mos rrezikohen nga infektimi me Koronavirus. Në të kundërt janë zotuar që të marrin masa të rrepta kundër numrit një të Lazios./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *