E pabesueshme, Igena Qypi 100 pikë për Goga Basket!

0

Goga Basket – Kamza Basket 133-25

(33-4, 40-2, 28-4, 32-15)

Igena Qypi, basketbollistja e Goga Basket, i ka thyer të gjitha pritshmëritë e rekordeve e sportit të koshit për femra. 100 pikë të realizuar nga ajo, në fitoren më të thellë të kampionatit të Goga Basket, 133-25 ndaj Kamzës. Përfundimet e periodave nuk kanë nevojë për koment, sepse kanë qenë të atilla që do të thotë se është luajtur në një zonë dhe në një kosh. 33-4 e para për Goga Basket, 40-2 e dyta dhe në pushim rezultati total 73-6 për skuadrën e drejtuar nga Henri Moja. 28-4 e treta, 32-15 e fundit dhe në përfundim një fitore me 108 pikë diferencë për Goga Basket, që duket sikur ka bërë “trimëri” me skuadrën e vendit të fundit, Kamza Basket, e cila deri më tani nuk ka regjistruar asnjë fitore e duket se merr pjesë kot në kampionat. Duke qenë se rradhën e pikëve të shumta në një ndeshje e hapi Dorina Mema e Studentit me 44 pikë të premten, e vazhdoi Elektra Zykaj të shtunën me 79 pikë dhe e vulosi Igena Qypi të mërkurën me 100 pikë, atëherë gjërat nuk duken fort normale. Sigurisht që Qypit nuk i hiqet merita për pikët e shënuara, sepse tashmë është ajo rekordmenia e basketbollit të femrave në Shqipëri – më parë më 2002-in në ndeshjen Flamurtari-Luftëtari 166-37, Elona Merkaj ka shënuar 88 pikë – por basketbolli duket në nivele krejt amatore e më pas ne kërkojmë nivel në kombëtaren e të rriturave. 

Qypi: Nuk e prisja rekordin

“Këtë rekord duhet thënë se nuk e prisja. Si zakonisht në parket zbriti formacioni i parë për të luajtur ndeshjen e radhës në kampionat. Mirëpo dje ishte dita ime me fat, pasi më ecte dora në çdo gjuajtje, të cilat pothuajse në 100% të rasteve përfundonin në kosh. Sigurisht edhe skuadra më ka ndihmuar shumë për të regjistruar këtë rekord”. Qypi tregon se shënimi i 100 pikëve nuk ka qenë një ndër objektivat e saj që kur ka hedhur hapat e para në basketboll: “Nuk e kisha si synim, por, pse jo, uroja që një ditë të regjistroja një rekord kombëtar. Sigurisht që të shkruaj emrin tim në librin e rekordeve ka qenë një ndër ëndrrat e mia”, ka thënë Igena Qypi, lojtarja 100-pikëshe e basketbollit shqiptar.

 

Image may contain: text

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image