E pabesueshme, Hysaj lë poshtë Sandron e Juves dhe Kontin e Milanit!

Sipas portalit “PlayRatings.net”, shqiptari i Napolit është mbrojtësi i krahut më i çmuar në Itali, me një vlerë prej 36 milionë eurosh. E ndjek Aleks Sandro dhe Konti i Milanit

Merkato vijon, me ngjarje, tratativa, goditje por edhe vetëm interesime. Sezoni që do të rinisë së shpejti, natyrisht, pritet të jetë me shumë fytyra të reja, me lojtarë të larguar por edhe më shumë se kaq. Lamtumira e Bonuçit dhe Alveshit nga Juventusi, apo me superblerjet e Milanit e afrimet baste të Çerçit dhe Kasanos te Verona, 2017-2018 mund të ofrojë diçka më shumë.

Duke analizuar përbërjet e skuadrave deri tani, sipas portalit të specializuar PlayRatings.net, surpriza është se mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, është përzgjedhur i pari për sa i përket vlerës së kartonit. Pra, në vend të parë, duke lënë pas tij dy “përbindësh” si Aleks Sandro i Juventusit dhe Konti i Milanit. Në këtë renditje janë mesfushorët mbrojtës të avancuar në skemën 3-5-2, ku Hysaj po bën diferencën.

Në fakt, që kur ka veshur faellën e Napolit, ka luajtur 88 ndeshje, duke munguar në vetëm 10. Një ecuri interesante për një djalosh të çmuar, në të dy fazat dhe i aftë që të duhet jo vetëm nga trajneri, por edhe nga shokët e skuadrës për aplikimin dhe vendosmërinë. Cilësi këto që kanë bërë që çmimi t’i shkojë në 36,5 milionë euro. Pas tij, Sandro me 28 milionë dhe Konti me 26 milionë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *