E PABESUESHME | Futbolli afrikan në kaos, finalja e Championsit një skandal historik  

Finalja e Champions League në Afrikë ka mbaruar në mënyrën më skandaloze të mundshme. Tunizianët e Esperans Tuniz ngritën trofeun përballë publikut të tyre. Megjithatë, kjo finale famëkeqe do të mbahet mend me vite si një ndër skandalet më të mëdha në sportin e futbollit .

Ndeshja midis Esperans Tunis dhe marokenëve të Uidad Atletik Klub u  ndal në minutën e 60-të për shkak të një goli të anuluar të Uidad për pozicion jashtë loje. Goli në fjalë do të sillte baraspeshimin e rezultatit në 1-1. Pamjet filmike tregojnë qartazi që goli ka qenë i rregullt.

Lojtarët dhe stafi i skuadrës marokene refuzuan të vazhdojnë lojën për shkak se goli i anuluar nuk po kontrollohej nga sistemi “VAR”. Me kalimin e minutave situata përkeqësohet akoma dhe më shumë. Lojtarët, trajnerët dhe pjesa tjetër e stafit të të dyja skuadrave përfshihen në sherr masiv, ndërsa nuk mungojnë as trazirat nga tifozët tunizian, të cilët bombardojnë me sende ekipin maroken, madje disa prej tyre futen në fushë, por konfrontimi fizik u parandalua nga forcat e shumta policore në stadium.

Për të qetësuar situatën u desh hyrja në fushë e presidentit të Federatës Afrikane të Futbollit, Ahmad Ahmad. Pas thuajse gjysmë ore pritje u zbulua se sistemi “VAR” nuk ndërhyri për shkak se pajisjet ndodheshin në gjendje jo-funksionale dhe duhej kohë për riparimin e tyre.

Një orë pas pushimit të lojës vjen vendimi final. Esperans Tunis shpallet fituese për shkak se Uidad shkeli rregulloren. Mosfunksionimi i sistemit “VAR” nuk u jep të drejtë skuadrave ta shpallin të pavlefshme ndeshjen, pra vendimi për të mos vazhduar lojën u solli humbjen direkte marokenëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *