E pabesueshme, Cikalleshi i shuan ëndrrën për titull ish-skuadrës së tij

0

E ëndërronte një ditë të tillë, por edhe i druhej: sot Sokol Cikalleshi u përball me Bashakshehirin, klubi që e largoi në janar.

Në fakt, Cikalleshi është në huazim te Akisari, por kjo nuk e ndali të bëhej heroi i Akisarit sot dhe të fundoste klubin të cilit i përket.

E nisi nga stoli, u fut në fund, kur ndeshja ishte mbërthyer në shifrat 1-1.

Bashakshehiri i tëri në sulm, pasi fitorja ishte detyrim, për të marrë kreun, por… Bum, Sokol Cikalleshi, ish-i, godet në shtesë, me një supergol pak sekonda para fishkëllimës finale (shihni videon më poshtë)!

Një gol i rëndë, që ndoshta i jep titullin Beshiktashit, por siç tha para disa javësh Cikalleshi në Sport Ekspres: “Si do ndihem përballë Bashakshehirit, nëse u duhet fitorja për titull? Jam profesionist, më paguan Akisari dhe do bëj detyrën”.

Sokol Cikalleshi Goal HD – Akhisar Genclik… by allsportusa

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image