E njëjta gjuhë, Italia e dashur dhe 20 milionë euro! Ja sesi Igli Tare po e bind Vedat Muriqin për te Lacio

Një garë e vështirë është për të marrë edhe Vedat Muriqin, ndërsa ka jo pak skuadra që janë të interesuara për këtë sulmues. Por Igli Tare i ka të gjitha kartat e nevojshme për ta fituar këtë betejë sa më parë.

Ashtu siç raportojnë edhe mediat turke, origjina dhe gjuha e njëjtë mes tyre po bën që drejtori sportiv i Lacios të përparojë shumë në këtë drejtim. Për të vazhduar më tej, Muriqi kërkon një strehë të re që ka kulturë të njëjtë me shqiptarët dhe marrëdhënie të mirë me ta. Sidomos pas gjestit me 30 mjekët, edhe në këtë drejtim mund të quhet një tjetër kërkesë e kryer.

Ndërkohë Fenerbaçe po kërkon 20 milionë të vendosura në tavolinë dhe Lacio do e plotësojë këtë dëshirë. Është vetë Igli Tare që po kujdeset për këtë punë dhe sipas të gjitha gjasave, Muriqi do të jetë në Serie A. /Sport Ekspres/