“E njeh Mic Sokolin ti?”! Lorik Cana i përgjigjet Papu Gomez, kapitenit të Atalantës i duket qesharake…pa e kuptuar

Nga Klaudio Ndreca

Në këto kohë të karantinës, Etrit Berisha ka hapur fotot e arkivës së tij nga momentet që ka mbrojtur portën e SPAL përgjatë këtij sezoni. Atje ka gjetur edhe një moment mjaft pikant, ku gardiani i kishte dalë përpara lojtarit kundërshtar të Torinos për t’i bllokuar të gjithë hapësirën që të dërgonte topin në rrjetë.

Gjithashtu për ta krahasuar të njëjtën foto, Berisha ka vendosur edhe dëshmorin Mic Sokoli, duke parë lëvizje të njëjta dhe duke e shoqëruar me fjalën: “Evoluimi”. Pikërisht në këtë foto që portieri i Shqipërisë ka shpërndarë me miqtë e tij, ka komentuar edhe kapiteni i Atalantës, Papu Gomez, duke qeshur.

Këtij të fundit i ka ardhur më së shumti si një vizatim që sjellë moment humori imazhi i Mic Sokolit, pa e ditur saktësisht se bëhet fjalë për luftëtarin e lidhjes shqiptare të Prizrenit, që ka rënë dëshmor. Kjo nuk mund t’i shpëtonte Lorik Canës që e ka pyetur: “E njeh Mic Sokolin ti Papu Gomez?”. E sigurisht që një përgjigje do të mungonte… /Sport Ekspres/

 

 

View this post on Instagram

 

Evolution ?>>

A post shared by EtritBerishaofficial (@etritberishaofficial) on