E ndiqte edhe Juventusi në stadium, Kumbulla shkëlqen edhe ndaj Napolit

Marash Kumbulla është talenti i së ardhmes te Shqipëria. Mbrojtësi ynë ka fituar vëmendjen e të gjithëve, sidomos pas atij goli të realizuar ndaj Sampdorias. Një moment ku u kuptua se përveç aftësive fantastike në mbrojtje, ka pozicionimin dhe nuhatjen e duhur për të shënuar edhe në portën kundërshtare.

Mediat italiane raportojnë se skautë të Juventusit ishin për të parë përballjen mes Napolit dhe Veronës. I gjithë qëllimi ishte Marash Kumbulla dhe mënyra sesi do të përballonte sulmin e ekipit të Ançelotit. Por pavarësisht asaj disfate me rezultatin 2-0, Kumbulla është vlerësuar me notën më të lartë te Verona duke u konsideruar si një garanci dhe zbulim i madh i këtij sezoni. /Sport Ekspres/