E ndihmon Shqipëria, trajneri i Parmës paralajmëron debutimin e Dërmakut në Serie A

Kastriot Dërmaku nuk i ka gjetur ende hapësirat në fushë me ekipin e Parmës, ku u transferua pas një sezoni mjaft pozitiv në Serinë B me Kosenzën. Mbrojtësi shqiptar ka qenë titullar me Kombëtaren në ndeshjet e fundit, ndërsa duket se këtë pozicion do ta marrë edhe te ekipi italian ditën e sotme në ndeshjen ndaj Xhenoas, pas dëmtimit që Bruno Alves ka pësuar në seancën stërvitore.

Besimi që i ka dhënë Reja te kuqezinjtë me shumë mundësi do ta ndihmojë që të bëjë edhe debutimin në Serie A, pasi minutat me Kombëtaren pritet t’i japin përparësi ndaj mbrojtësit Pezela. Ndërkohë këtë gjë e konfirmon edhe fjalët e trajnerit të Parmës, D’Averso, që shprehet se do të vlerësojë faktin se Dërmaku ka luajtur në dy përballjet e fundit për kualifkueset e Euro 2020.

“Nuk do të ketë eksperimente. Kemi një djalë që ka luajtur dy ndeshje me Kombëtaren shqiptare kështu që në kokën time duhet të mendoj edhe për Dërmakun ashtu edhe për Pezzellën. Zgjidhjet janë këto, ne do të vlerësojmë faktin që Dërmaku ka bërë dy ndeshje, të cilat janë me Kombëtaren, prandaj jep garanci të bollshme”, ka thënë D’Averso.

Ndërkohë thesojmë se ky do të jetë një shans i artë që duhet shfrytëzuar në maksimum nga futbollisti kuqezi për të bindur trajnerin se meriton më tepër minuta me ekipin e Parmës, pasi një rast i tillë nuk ka për t’i ardhur shpesh./Sport Ekspres/