E ndëshkon Pjaniç me penallti, shuhet ëndrra finale për Berishën!

Etrit Berisha dhe Atalanta i thonë lamtumirë Kupës së Italisë, duke u ndalur në gjysmëfinale, pasi një penallti e realizuar nga Miralem Pjaniç shuan shpresat për një gol që mund të kishte sjellë të paktën kohën shtesë në “Allianz Stadium” të Torinos. Një gjysmëfinale kthimi e luajtur në maksimum nga djemtë e Gasperinit, të nisur nga humbj 0-1 në Bergamo.

E megjithatë, bluzinjtë ndoshta meritonin diçka më shumë, me rastet që krijuan në pjesën e parë dhe një shtyllë e goditur në të dytën me anë të Gomezit, teksa edhe bardhezinjtë goditën shtyllën, ndërsa panë t’I mohohej një penallti në pjesën e parë, për prekje me dorë të Mazielos. Sakaq, e diskutueshme mbetet penalltia e dhënë në fund në favor të Juventusit, teksa u desh ndërhyrja e VAR-it për ta caktuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *