E ndali ekipi i “Championship”, Murinjo kritikon: Ishte top plazhi, ndeshjen se gjykoi një djalë nga zyra

Totenhemi ka luajtur për “FA Cup” ndaj Middlesbrough, duke mos marrë më shumë sesa një barazim me rezultatin 1-1. Tashmë në bazë të rregullave të kësaj Kupe, Totenhemi do të ketë një tjetër ndeshje me ekipin e “Championship” në shtëpi.

Kur Murinjo pyetet në lidhje me faktorët e këtij zhgënjimi, arsyet janë të ndryshme. Për ta nisur që nga topi me të cilin është luajtur në fushë. “Ishte një top plazhi. Nuk i ndihmon shumë lojtarët. Pastaj goli i Middlesbrough ishte offside. Me VAR, do të ishte dhënë për pozicion jashtë loje. Por ndeshja u gjykua nga Suart, jo nga një djalë që rri në zyrë pak më larg fushës”, tha Murinjo. /Sport Ekspres/