E mori Chelsea U-21 në Kupë, Armando Broja vazhdon të ngjisë hapat e karrierës

Armando Broja vazhdon të bëj hapa të mëdha me të rinjtë e Chelseat. Sulmuesi shqiptar e ka nisur në mënyrë fantastike këtë sezon të ri te Chelsea U-18, duke shënuar thuajse në çdo ndeshje dhe kundër ekipeve më të mirë në Angli, sa i përket grupmoshave të vogla.

Në mbrëmjen e djeshme Chelsea U-21 humbi në “EFL Trophy” përballë Bristol Rovers me rezultatin 2-1. Te stoli i londinezëve gjendej edhe Armando Broja, që u aktivizua vetëm në minutën e 92 të takimit. Megjithatë ky është një hap pozitiv për Brojën, që megjithëse është vetëm 18-vjeç, është konsideruar i vlefshëm në disa raste edhe për grupmoshën U-21 të Chelseat.

Për t’u kujtuar vlen fakti se me U-19 e Chelseat arriti të realizonte në “UEFA Youth League” vetëm para disa ditëve, në atë përballje me Valencia e mbyllur në rezultatin 3-3. /Sport Ekspres/