E morën nga Partizani, drejtori italian për Çanin: Ishte blerje e gabuar!

0

Pas një aventure tërësisht të dështuar te Partizani, Edgar Çani kaloi te Vibonese. Në Seria C e pritën krahëhapur, pasi mendonin se ky lojtar do të jepte kontributin e tij.

Por nuk po rezulton kështu dhe këtë e ka pranuar vetë drejtori i përgjithshëm i klubit të Vibonezes, Danilo Beccaria: “Ishte blerje e gabuar dhe ne mendonim që do futej lehtë të përshtatej në skemat tona. Ka një dëmtim në gju që po e mban jashtë”, ka thënë Beccaria për sulmuesin shqiptar. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.