“E meritonte Topin e Artë”, Toti: Çfarë dysheje do bëja me Figo!

Françesko Toti njihet nga të gjithë tifozët e futbollit për talentin e madh që kishte në këmbët e tij dhe besnikërinë unike që mbante në zemër. Një jetë me Romën dhe ngjyrat verdhekuqe. Kapiteni i përjetshëm i ekipit kryeqytetas refuzoi oferta pafund nga klube të mëdha evropiane.

Ai e nisi dhe e mbylli karrierën me Romën e tij, duke u kthyer në një nga simbolet e lojës më të bukur me top. Ceremonia e lamtumirës nga futbolli, e mbajtur me 28 maj të vitit 2017, përloti gjithë stadiumin “Olimpico”, por jo vetëm.

Toti fitoi një kampionat italian dhe Botërorin me Italinë në vitin 2006, por ai mund të kishte fituar dhe “Topin e Artë”. Luis Figo është i bindur për diçka të tillë në prononcimin e dhënë gjatë eventit “mbrëmja e Zotave”.

Një ndeshje kampionësh do të zhvillohet në Romë me datë 2 qershor, aty ku do të marrin pjesë emra si: Toti, Figo, Toldo, Pirlo dhe Kasano. Fitimet do të t’i kalojnë një spitali që merret me sëmundjet e këqija dhe transplantet.

Për atë që ka dhënë në fushën e blertë, Françesko do e kishte merituar fitimin e ‘Topit të Artë’. Do të ishte një vlerësim tepër i merituar për talentin e tij”, është shprehur portugezi.

25 vite me Romën janë shumë dhe kisha më shumë përgjegjësi brenda dhe jashtë fushe. Ëndrra ime ka qenë që të luaj gjithmonë me Romën. Nga tribuna është më e lehtë, gjërat thjeshtësohen. Mendon se pse topi është aty, po ky pse nuk gjuan në portë. Tani i kuptoj ofendimet që më bënin kur nuk luaja mirë. Megjithatë, janë ndjesi të bukura edhe këto që provon nga shkallët e stadiumit. Figo? Do të ishim një dyshe shumë e fortë nëse do të luanim bashkë. E sigurt që do të kisha shënuar më shumë gola”, përfundon legjenda romane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *