E mbyllur/ Kërkon shansin e jetës me dëmtimin e Suarez, Rei Manaj ndjek ndeshjen e Barcelonës B

Tashmë nuk ka më dyshime se Rei Manaj është futbollisti më i ri i Barcelonës B. Sulmuesi shqiptar ka qenë i pranishëm për të parë takimin mes Gimnastic dhe Barcelonës B, e mbyllur në shifrat 1-0.

Testet mjekësore janë mbyllur me sukses, ndërsa firma do të hidhet nesër. Manaj është përshëndetur me shokët e skuadrës te Albacete dhe është gati për të provuar aventurën e re. Madje duke shpresuar edhe për shansin e jetës, pasi është dëmtuar Luis Suarez. Trajneri i Barcelonës është shprehur se do t’i jap më shumë hapësirë lojtarëve nga ekipi B. Në këtë rast, nëse Manaj do të lërë gjurmë te ekipi B, atëherë mund të përmbush ëndrrën deri në fundin e sezonit. /Sport Ekspres/