E mbyllur! Kalon nga Luksemburgu në ekipin e “Premier League”, lojtari që ka mbiemrin shqiptar dhe mohon rrënjët

Danel Sinani do të jetë lojtari më i ri i Norwich, që këtë sezon është në “Premier League”. Aktualisht kjo skuadër është në vendin e fundit, por shpresat nuk janë shuar aspak pasi është vetëm 6 pikë larg valles për të ndezur garën e mbijetesës.

Gjithsesi ky është një hap i madh për Sinanin, që është pjesë e Dudelanges aktualisht. Pra nga një ekip që ndodhet në Luksemburg, për të mbërritur në skuadrën angleze. Kontrata e tij e re do të jetë 3-vjeçare ndërsa transferimin e pranon edhe vetë futbollisti, duke u shprehur se nuk e ka menduar shumë gjatë këtë lëvizje. Kontrata e tij skadon në këtë merkato me Dudelangen, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer edhe në “Europa League”.

Sa i përket lidhjes së tij me Shqipërinë, është vetë protagonisti që e mohon. Megjithëse familja e tij ka rrënjë shqiptare, Sinani është i lindur në Serbi dhe ka jetuar në Luksemburg, duke mos ditur asnjë fjalë edhe të gjuhës shqipe. Ai do të shprehej kohë më parë se nuk e ndien veten si shqiptar, pasi nuk ka asnjë lidhje me këtë vend, pavarësisht rrënjëve të familjes që vijnë nga Dragashi në Kosovë. /Sport Ekspres/