E mbyllur, detajet/ Eriksen është një lojtar i Interit, ja se kur do të vijë zyrtarizimi dhe kontrata e re

Interi po rikthehet që të bëj transferime të një niveli të lartë. Këtë herë zikaltrit kanë marrë “trurin” e Totenhemit dhe Murinjos, Eriksen. Palët kanë arritur akordin dhe ka marrëveshje për kryerjen e këtij transferimi.

Ajo që mungon është vetëm mbyllja e detajeve që nuk do të hapi probleme për zyrtarizimin. Ndërkohë kontrata e re që do të firmoset do të jetë për katër vite e gjysmë, ose e thënë ndryshe deri më 30 qershor të vitit 2024 dhe me 7.5 milion euro plus shpërblime. Zyrtarizimi pritet që të vijë të hënën, ose në rastin më të keq, Interi mund ta marrë Eriksenin të martën për 20 milionët e kërkuara. /Sport Ekspres/