E mbani mend Xhemba-Xhemban? Dikur luante te Junajtid, sot luan për… 100 tifozë

Ndoshta tifozët e vjetër të futbollit duhet ta kujtojnë Erik Xhemba-Xhemban. Kamerunasi u bë i famshëm për ndërhyrjen e tij ndaj Sol Kembëll, në supërkupën e Anglisë të vitit 2003 mes Mançester Junajtid dhe Arsenal.

Kamerunasi kaloi dy vite në Angli me Mançesterin, por pa arritur kurrë të bëhej protagonist në “Old Traford”. Gjithsesi shumë vite kanë kaluar që nga koha kur Xhemba-Xhemba u largua nga Junajtid, konkretisht plot 13 vite që nga ajo kohë. Tashmë 37-vjeçar, kamerunasi e vijon ende karrierën e tij.

“Teatri i ëndrrave” nuk është më skena e tij, pasi tashmë luan në kategorinë e pestë në Zvicër, për klubin e FC Vallorbe-Ballaigues. Klubi amatoret ndodhet në afërsi të Gjenevës dhe ka një stadium modest, me kapacitet që shkon deri në 1000 tifozë. Gjithsesi, siç raportohet nga mediat sfidat zakonisht ndiqen nga rreth 100 tifozë. Ndryshim kolosal nga koha që luante në Angli…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *