E mbani mend Kabashin? Sot sheh ish-shokët Hysaj-Rugani me zili!

0

Anton Cicani

Të tre u rritën te Empoli, por siç duket, pseudo-shqiptari ishte ai që u nxitua duke u vetëshpallur “Zot”, sepse e mori Juventusi, që më në fund, këtë verë, e hoqi qafe nga një kontratë që e lidhte prej vitit 2013, kur e huazoi për 150 mijë euro, duke paguar në fund në total 700 mijë euro te toskanët, aty ku aktivizohej edhe Elseid Hysaj dhe kishte mbërritur pas Elvis Kabashit. Sepse, personazhi në fjalë, tani mban veshur fanellën e Viterbezes, duke u aktivizuar në Serinë C. Një lojtar që konsiderohej talent, por që dogji gjithçka për një ambicie personale: të luante me Italinë.

Kabashi kur luante me te rinjte e Juventusit

Dhe, sot, e gjen veten mes të harruarve të këtij sporti. Gjithçka, pasi atë ditë vere në “Tropikal”, thuajse 4 vjet më parë, do t’i kërkonte Xhani de Biazit dhe drejtuesve kuqezi ta merrnin në ekip të parë, duke braktisur U-21 e drejtuar nga Skënder Gega, që vuri verdiktin “ky ka talent, por nuk do të bëhet kurrë sepse i mungon diçka e rëndësishme, koka!”.

Një histori të cilën “Sport Ekspres” e ndoqi e para, madje duke sjellë edhe bisedën e bërë mes tij dhe Redi Jupit e Bushit, teksa në tavolinë pikërisht Kabashi, në atë kohë sapo kishte kaluar me Primavera Juventus, bërtiste duke thënë se “jam lojtar i Juventusit, ju keni nevojë për mua, jo unë për ju!”.

Rugani dhe Kabashi, duke fituar trofe me Juventusin, te ekipi Primavera

Paç fat Elvis, në kategorinë e tretë. Ndërkohë, nga Empoli atë verë, bashkë me Kabashin, te Juventusi u transferua edhe Rugani. Ashtu si Hysaj. Dhe, të dy ish-shokët e Kabashit, njëri luan me Napolin, tjetri me Juventusin.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image