“E mbani mend historinë?”, klubi anglez i drejtohet Juves për ndihmë

0

Nga viti 1897 deri në vitin 1903 Juventusi vishej me këmisha ngjyrë rozë me një kravatë të zezë si të ishin duke punuar kamarierë. Këto uniforma ishin një problem. Nuk ishin material i mirë dhe kur laheshin i dilte boja e hynin në ujë. Gjithashtu ishte shumë e vështirë të luaje lirshëm. Një nga anëtarët e klubit, Savage kishte një mik në klubin anglez të Nots Kaunti.
Ai i kërkoi atyre të siguronin disa uniforma cilësore dhe elastike për djemtë e ekipit të tij sepse nuk kishin mundësi financiare për t’i blerë vetë. Klubi nga Notingemi e pranon kërkesën. I paketon bluzat e i nis drejt Torinos. Fanellat ishin me ngjyrat bardhezi dhe që atëherë Juve luan me ato ngjyra.
Sot 116 vite më pas, Nots Kaunti është në vështirësi të thella financiare. Ka një broxh prej mbi 200 mijë paundësh tek autoritetet angleze dhe nuk ka para as për të siguruar bazën materiale. Drejtuesit e klubit të League Two kanë nisur një kërkesë drejt Juventusit:

“Meqenëse Notsi i dha Juventusit bluza bardhezi në vitin 1903, me shumë mundësi do të na ndihmojnë. Besoj nuk e kanë harruar historinë. Ka pasur një lidhje të shumë të ngushtë mes dy klubeve. Me krizën që jemi, lojtarët po luajnë akoma me bluzat e vjetra. Do të ishte një gjest fantastik nëse Juventusi do na kthente nderin 116 vite më pas. Do ua dinim shumë për nder nëse lojtarët do pajiseshin me uniforma të reja sezonin e ardhshëm”, u shpreh Liliam Grenud, drejtues i klubit.

Grenud pret që klubin ta marrë një biznesmen danez për të paguar më pas borxhin. Megjithatë, me këtë deklaratë pritet të prekin “telat” e drejtuesve të Juves. Nuk mund ta përjashtojmë edhe idenë e pagesës së borxhit, duke parë fuqinë që ka një klub si “Zonja”. Aq para i merr Ronaldo për tre ditë.

DENIS LALA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.