E mbani mend aktrimin qesharak të Vidal? U dha penallti me VAR në “Champions League”

Një mbrëmje dramatike ka qenë ajo e djeshmja për Dinamon e Zagrebit që u surprizua nga Shakhtar Donetsk në minutat shtesë të ndeshjes, duke kaluar nga avantazhi 3-1 në një barazim 3-3. Por nuk kanë qenë vetëm ukrainasit që kanë surprizuar ekipin kroat, por edhe gjyqtari I takimit së bashku me VAR-in.

Arbritri kryesor akordoi një 11 metërsh në minutat e fundit të shtesës, vendim që erdhi pas rishikimit të rastit me anë të sistemit VAR. Një vendim i tillë lë shumë vend për diskutime, ndërsa nëse shihet me vëmendje mund të thuhet se ishte e panevojshme sinjalizimi për penallti, pasi më tepër se kontakt nga kundërshtari lojtari ukrainas ka goditur tokën.

Madje një rast i tillë të kujton ndeshjen mes Juventusit dhe Realit të Madridit në Champions League në vitin 2013, ku Arturo Vidal kërkonte në mënyrë qesharake një 11 metërsh vetëm sepse goditi tapetin. Ndoshta do të duhej VAR-i për t’i plotësuar dëshirën kilianit në atë kohë./Sport Ekspres/
(Minuta 04:20)