E mbajti sekret për shumë kohë, ish-lojtari i Chelseat: Për pak kam vrarë Abramovich

Pat Nevin, ish-futbollist i Chelsea në të shkuarën, ka befasuar gjithë Britaninë me deklaratën e tij të fundit. Skocezi ka zbuluar një sekret, teksa tregon se për shumë pak mund të kishte vrarë presidentin e klubit të Chelsea-s, Roman Abramovich. Ngjarja ka ndodhur rreth disa vite më parë në Skoci, por Abramovich kurrë nuk ka qenë në dijeni se ishte pikërisht Nevin ai që i rrezikoi jetën.

“Kam ngarë përgjatë anës veriore të Aranit, sa herë që udhëtoj atje nëpër të gjithë ishullin. Unë thjesht po kthehesha në një kthesë të mprehtë në Lokranza dhe pothuajse vrava një djalë me biçikletë. Në momentin e fundit dola nga rruga, në të kundërt do ta kisha vrarë patjetër. Ishte Roman Abramovich. Çfarë historie do të ishte nëse do të kisha vrarë Abramovich … jahti i tij ishte afër bregut dhe ai po shëtiste me biçikletë. Ai nuk e di deri më sot se isha unë, që i shkaktova aksidentin”, ka thënë Pat Nevin./Sport Ekspres/