“E lanë Juventusin të ngjitej në krye dhe mbyllën Serinë A, Baloteli shokon me deklaratën: Ja si vendoset kampionati në Itali

Mario Baloteli tërheq gjithmonë vëmendjen e mediave dhe publikut, pasi përveç karrierës dhe CV së tij, njihet edhe si një personazh që flet gjithmonë hapur. Këtë herë është goditur mënyra sesi Federata Italiane e Futbollit veproi për të vendosur deri në datën 3 prill shtyrjen e kampionatit.

Përpara se të mbërrihej deri në këtë pikë, disa ndeshje shtyheshin, disa të tjera liheshin pa tifozë dhe kishte vendime të ndryshme, në raste të ndryshme. Të gjitha këto kombinime bën që Juventusi të ngjitej sërish në krye të Serisë A, pasi mundi Interin përpara vetëm katër ditësh.

Një ndeshje e rrezikshme kjo që solli edhe lojtarin e parë me Koronavirus në Itali dhe karantinoi të dyja skuadra, Juventusin dhe Interin. Ndërkohë Baloteli ka goditur me ironi Federatën duke u shprehur:

“Si fillim njerëzit duhet të rrinë në shtëpi dhe të kuptojnë rëndësinë e asaj që po ndodh. Edhe mua më mungon futbolli, shumë, por është mirë të jesh edhe në shtëpi. Të mos bëjmë shaka, përndryshe do ju godas. Seria A? Ata duhej që ta rikthenin Juventusin në krye para se të mbyllej kampionati”, do të shprehet Baloteli. Ndërkohë një variant në Itali që qarkullon për mbylljen e parakohshme të kampionatit, është që të shpallet si kampion vendi i parë aktual, pra Juventusi.

Ndërkohë Baloteli jep edhe mendimet e tij mbi zgjidhjen e situatës: “Nuk besoj se Seria A do të fillojë në 3 prill, nuk ka për të filluar. Do të shtyhen edhe ndeshjet e “Champions League”. Askush nuk fiton dhe askush nuk largohet nga Seria A, vijnë dy skuadra nga Serie B dhe bëhet një kampionat me 22 skuadra. Por dyshoj se do e bëjnë kështu”, ka thënë Baloteli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *