“E kuptoj që jeni tifoz i sëmurë, unë nuk gjej PIN as PUK”, si kameramani karikoi Cungun

“Profesor, kam edhe unë një pyetje. Më duket se Tirana, në këtë vit 2019, do t’ia gjejë Cungut ‘PIN’-in apo ‘PUK’-un”. Kaq mjaftoi që trajneri i Kukësit, Armando Cungu, të mos kursehej pas ngacmimit që ju bë nga njëri prej kameramanëve të pranishëm në konferencë

“Vazhdoni ju tironcit e vjetër me PIN dhe me PUK, nejse. Ky është problemi i përkthimit tuaj. Kjo është e drejtë e Tiranës për të gjetur PININ. Unë nuk ia kam gjetur askujt, nuk e di ku e keni marrë këtë informacion. Po e kuptoj që jeni tifoz i Tiranë, madje i sëmurë. Në fakt si gazetar duhet të jesh profesionist dhe asnjanës, jo tifoz. Edhe unë jam tifoz i Vllaznisë, por nuk kam çfarë bëj dhe duhet të pranoj realitetin. Sot jam tifoz i Kukësit dhe duhet të bëj punën time këtu”, u shpreh Cungu.

Tekniku shkodran vijoi të flasë: “Nëse ma bën këtë pyetje, e kam shpjeguar edhe më parë. Ka qenë batutë e një tifozi të Shkodrës, pasi fitoja sistematikisht kundër Tiranës edhe me Kukësin e Laçin kur kam qenë. E thashë një batutë të tillë për të bërë humor pak, pasi u krijua një tension. Nuk e kam bërë të fyej Tiranën”.

“Kush jam unë që mundem ta fyej atë emër?! Emrin e Tiranës e kanë vënë burra shumë më të mirë se unë dhe meriton shumë respekt. Sikurse është edhe turp për futbollin shqiptar, që si Vllaznia, ashtu edhe Tirana, shkuan aty ku shkuan. Kështu që personalisht kam respektin maksimal për atë Tiranën dhe nuk e kam fyer asnjëherë. Nëse Tirana e ka gjetur PININ dhe PUKUN, jo të Cungut, por të Kukësit, i lumtë. Megjithatë do e shohim nesër”, përfundoi tekniku i Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *