E kthyen portierin shqiptar si personazh negativ, mjeku i Lacios për dëmtimin e Milinkoviç-Saviç: Ju gazetarët e teproni ndonjëherë

0

Nga Klaudio Ndreca

Në ditën e djeshme është raportuar një lajm që ka tronditur jo pak kampin e lacialëve dhe tifozëve të këtij klubi. Në raportimet e para mediatike u nënvizua se mesfushori Sergej Milinkoviç-Saviç ishte dëmtuar rëndë pas përplasjes me portierin shqiptar, Marko Alia. Pra një dëmtim i marrë në stërvitje që do t’i kushtonte ndeshjet e para këtij mesfushori, që luan një rol kyç te ekipi që kërkon fitimin e Skudetos.

Për ta kthyer edhe Marko Alian në një personazh negativ. Por doktori i Lacios, Ivo Pulcini ka treguar se gjendja është realisht ndryshe dhe kjo ka qenë më tepër një shtim mediatik. “Ju gazetarët jeni të mirë, por ndonjëherë e teproni me artikujt tuaj. Milinkoviç-Saviç ishte në super formë sot dhe është gati që të luajë që nga ndeshja e parë pas rifillimit të kampionatit me një staf mjekësor si i joni”, ka thënë Pulcini. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.