E kryer | Vendoset e ardhmja e Hames, zyrtarizimi varet nga Milani

Napoli i thotë lamtumirë Hames Rodrigesit. Mediet spanjolle raportojnë se Atletiko ka arritur marrëveshjen me Realin dhe shumë shpejt 28-vjeçari do të zyrtarizohet si ylli më i ri në “Wanda Metropolitano”.
Lançimi i tij nga klubi varet nga lëvizja e Korreas në Milano. Me kalimin e argjentinasit në Itali, menjëherë do të pasojë ardhja e Hames në Madrid. Agjentët e Korreas dhe përfaqësuesit e Atletikos janë në Milano dhe marrëveshja mes palëve është shumë pranë. Po diskutohen detajet e fundit.

Atletiko është një nga klubet që ka bërë më shumë merkato në Evropë. Përtej shumë largimeve, Simeone nuk pritet të ndiejë mungesën e askujt me gjithë ata yje që po zbarkojnë në klubin bardhekuq. Hames do të jetë një nga udhëheqësit e ekipit.  Kolumbiani pritet të lëvizë si një elektron i lirë nëpër mesfushën e “Los Colchoneros”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *