E kryer, te Tirana vjen Muguna nga Kenia

Kenet Munuga ka firmosur me Tiranën. Është vetë trajneri Ze Maria, ai që ka konfirmuar një fakt të tillë. Lojtari i Gor Mahias do të lërë Kenian dhe do të bashkohet me Tiranën në ditët në vazhdim. Lojtari është një njohje e vjetër e trajneri Ze Maria. Ai është shpallur në 2016-ën si mesfushori më i mirë i kampionatit kenian. I lindur më 6 janar 1996 në Kenia dhe skuadra e parë e tij është Uestern Stima. Futbollisti është një nga titullarët fiks të skuadrës Gor Mahia. Vetëm në ndeshjen e fundit ai nuk ka luajtur, ndërkohë që në gjithë sfidat e tjera ai ka qenë titullar i padiskutueshëm. Është beniamini i Ze Marias, pasi me këtë trajner ai u rrit dhe kapi majat.

Është vetëm 21 vjeç, megjithatë që pas transferimit te Gor Maria ai shkëlqeu. Po kështu, keniani është dalluar për performancën e tij. Gjithashtu, ai ka luajtur edhe dy ndeshje me kombëtaren e tij kundër Kongos. Futbollisti pritet të zëvendësojë Mervejlin në pozicionin, që mbante kongolezi në fushën e lojës. Sipas Ze Marias, ky futbollist është shumë i aftë dhe pritet të kthehet në një “xhevahir” tjetër për bardheblutë. 

Futbollisti më i mirë i Kenias sezonin e shkuar, raportohet se ka marrë një ofertë konkrete me rreth 3600 euro në muaj, ndërsa nuk është paraqitur në stërvitje dhe është përjashtuar nga ndeshja e fundit.

“Mister X”

Ze Maria në deklaratën e djeshme ka konfirmuar se do të afrohet edhe një tjetër lojtar. Nuk është Toni Mauexhe, pasi ai është konfirmuar se do të jetë me Tiranën. Bëhet fjalë për një tjetër futbollist, emri i të cilit nuk bëhet i ditur as nga trajneri dhe as nga klubi që vazhdon të jetë shumë i fshehtë në merkaton e lojtarëve të huaj dhe shqiptarë. Mësohet se futbollisti mund të jetë mbrojtës, pasi në këtë repart mungesa e titullarëve është më e madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *