E kryer, përforcimi i radhës zbarkon te Kukësi

0

Dashamir Xhika ka mbyllur zyrtarisht bashkëpunimin me Partizanin dhe tanimë pritet vetëm zyrtarizimi te Kukësi. Portieri kishte arritur akordin me verilindorët, ndërkohë që ditën e sotme është vënë nën urdhrat e trajnerit Shpëtim Duro.

Dashamir Xhika

Xhika, së bashku me Ilir Avdylin, do të luftojnë për një vend titullari te Kukësi. Verilindorët ndërkohë janë lënë pushim të dielën dhe nga e hëna do të zhvendosen në Mavrovë, ku edhe do të përgatiten për nisjen e kampionatit.

Nga ana tjetër drejtuesit e klubit po punojnë për të rinovuar kontratat me Ardian Cuculin dhe Valdet Ramën. Të dy konsiderohen pjesë e rëndësishme e ekipit për sezonin e ardhshëm futbollistik.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.