E kryer: Pas Ndombele, Totenhemi siguron talentin e radhës

Totenhem më në fund ka filluar të lëvizë në merkato. “Spurs” janë në thatësirë që nga janari i vitit 2018. Londinezët janë shumë afër blerjes së Tangui Ndombele. Akoma pa u zyrtarizuar francezi, një tjetër talent është gati të zbresë në Londër. Xhek Klark është djaloshi që ka mrekulluar ne Championship me Lidsin këtë sezon.

18-vjeçari ka debutuar si profesionist në tetor të vitit të kaluar dhe që atëherë ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme. Nën drejtimin e Marselo Bielsës djaloshi numëron plot 25 ndeshje. Aktivizohet në të dy krahët e sulmit.

Sipas medieve ishullore, Totenhem ka gjetur dakortësinë me Lidsin për të transferuar adoleshentin. Shifra e shpenzuar për të do të jetë rreth 10 milionë paund plus bonuset, që varen nga paraqitjet e djaloshit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *