E kryer: PAOK-u e bind, firmos me lojtarin e kombëtares!

Enea Mihaj ka vendosur ta vijojë karrierën në Greqi. Mbrojtësi qendror i kombëtares ka pranuar ofertën e PAOK-ut dhe do të lërë skuadrën e Panaitoliko, për t’u veshur bardhezi. “Gazzetta.gr” raporton se gjithçka është e mbyllur.

Zyrtarizimi pritet të vijë javën e ardhshme dhe mbrojtësi 21-vjeçar do të nënshkruajë një kontratë për katër vite me kampionët e Greqisë. PAOK e ka kërkuar Mihajn edhe në vitin 2017, kur ai ishte vetëm 19 vjeç.

Për Mihajn, veçse do të paguhet për kartonin e tij, ofrohet edhe një lojtar në huazim. Janis Mikailidis kalon nga PAOK-u te Panaitolikos. Qendërmbrojtësi i kombëtares ishte lakuar si opsion edhe për Napolin dhe Benfikën, por do të qëndrojë në Greqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *