E kryer | Në hapat e Sanços, talenti anglez transferohet në Bundesligë

Siç e kemi parë edhe në miqësoret e fundit Arsenali ka një brez të ri mjaft të mirë. Emil Smith-Roui është një prej lojtarëve, ku varen shpresat e një të ardhmje të ndritur për klubin londinez.

18-vjeçari tregoi një formë shumë të mirë në gjysmën e parë të sezonit me “Topçinjtë” në Europa League dhe në kupë. Gjysmën e dytë e kaloi te Lajpcigu në Gjermani, ku tregoi të njëjtat cilësi si në Londër.

Rritja e vazhdueshme e mesfushorit shtyn Arsenalin ta huazojë përsëri, në mënyrë që të mos i heqë mundësinë e të luajturit rregullisht. Siç raportohet nga mediet angleze, Volsburgu është skuadra që i dëshiron më së shumti shërbimet e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *