E kryer, mbrojtësi i Real Madrid zbarkon në Angli

Hesus Vajeho s’do të jetë pjesë e Real Madrid për sezonin e ardhshëm. Transferimi i Eder Militaos nga Porto ka vulosur të ardhmen e 22-vjeçarit larg Madridit. 

Nga kjo situatë kanë përfituar anglezët e Ulvërhempton. Klubi në pronësi të superagjentiy portugez Zhorzh Mendesh ka siguruar shërbimet e mbrojtësit spanjoll.

Megjithse ende nuk ka ardhur zyrtarizimi, gjithçka mund tê quhet e kryer pasi Vajeho ishte dje në stadiumin e Ulv për të parë ndeshjen kundër irlandezvo-veriorëve të Krusejdërs.

Për momentin nuk bëhet e ditur nëse kemi të bëjmë me një blerje përfundimtare ose me një huazim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *