E kryer, Matuidi te Juventusi

Juventusi ka bërë një goditje të rëndësishme në mesfushë, sepse ditën e sotme ka mbyllur blerjen e mesfushorit Blaize Matuidi nga PSG. Klubit francez i shkojnë 20 milionë euro plus bonuse, ndërsa vetë mesfushori kishte gjetur që më parë marrëveshjen me klubin italian.

Disfata në Superkupë kundër Lacios bëri që drejtuesit e Juventusit të riktheheshin aktivë në merkato, pasi u pa qartë që faza mbrojtëse e Juves po çalon. Matuidi ishte prej kohësh nën shënjestrën e Juventusit, por tani bardhezinjtë kanë përfituar edhe nga fakti që PSG po shet me urgjencë, për të rikuperuar milionat që shpenzoi për Nejmarin.

Pasditen e sotme mesfushori i kombëtares franceze do të jetë në Torino për vizitat mjekësore dhe firmën, ndërkohë që mund të debutojë në Seinë A që të shtunën në Kaliari. 30-vjeçari do të mbajë numrin 14, ashtu si te PSG.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *