E kryer: Manxhukiç pranon ofertën, detajet e kontratës

Juventusi, veç afrimeve që do të bëjë në verë, po mendon edhe për rinovimet e kontratave. I pari që duket se do të nënshkruajë është sulmuesi Mario Manxhukiç. Sikurse raporton Tuttosport, kontrata e re do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2021. Aktualja i përfundonte më 30 qershor 2020.

Zyrtarzimi pritet të vijë ditët në vijim, ndërkohë që mësohen edhe detaje të marrëveshjes. Paga e Manxhukiç bëhet 4.5 milionë euro në sezon, ndërkohë që do të ketë edhe bonuse në varësi të paraqitjeve individuale dhe arritjes së objektivave të klubit.

Manxhukiç iu bashkua Juventusit në verën e vitit 2015, teksa bardhezinjtë i paguan Atletikos së Madridit rreth 20 milionë euro. Në katër sezone në Serie A ai ka arritur të realizojë 30 gola, duke qenë një lojtar i rëndësishëm në arritjen e objektivave të bardhezinjve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *