E kryer/ Kastijeho është kuqezi, Milani heq qafe Bakan

Tashmë është kryer edhe lëvizja e radhës nga Milani: Samu Kastijeho është kuqezi dhe që sonte do të jetë në Milano. Nesër do të kryhen kontrollet mjekësore dhe më pas spanjolli do të firmosë kontratën që do të ta lidhë me klubin kuqezi.

Vetëm 23 vjeç, Samu Kastijeho ka luajtur rregullisht në Primera në 4 sezonet e fundit, duke grumbulluar eksperiencë të rëndësishme.

Sulmues krahu, Kastijeho ka luajtur një numër të madh ndeshjesh në të majtë, por edhe në krahun e djathtë ka shumë ndeshje, ndaj është alternativa e duhur për Suson dhe Çalhanoglun.

Milani e ka mbyllur operacionin duke përfshirë në marrëveshje sulmuesin kolumbian Karlos Baka, i cili dëshironte me çdo kusht Vijarealin.

31-vjeçari nuk ishte në planet e Milanit, që ka arritur ta largojë, duke e vlerësuar 7 milionë euro dhe duke i dhënë Vijarealit edhe 16 milionë, plus 3 milionë bonus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *