E kryer | Kanselo është i Sitit, Danilo vishet bardhezi

Mediet italiane e bëjnë të kryer. Zhoao Kanselo do të jetë lojtari më i ri i Mançester Sitit. Portugezi është i parapëlqyeri i Guardiolës dhe më në fund spanjollit i plotësohet dëshira. Në këtë marrëveshje do të përfshihet edhe Danilo.
Mbrojtësi do të transferohet te Juventusi. Anglezët do të japin edhe 30 milionë euro në mënyrë direkte. Kësaj shifre do i shtohen edhe 5 milionë të tjerë në formë bonusesh. Akordi është arritur me të gjitha palët dhe të dy lojtarët janë dakort me kontratat e reja.

Nga ky operacion bëhen të gjithë të lumtur. Danilo ndryshon ambient dhe ka mundësinë e fillimit të ri. Kanselo do të ketë më shumë detyra sulmuese te Siti dhe do shkojë në një skuadër, që i përshtatet stilit të tij. Ndërkohë Siti largon një lojtar të padëshiruar dhe Juventusi arketon një dorë të mirë parash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *