E kryer: Interi blen mesfushorin e kombëtares italiane

0

Pas javësh të tëra bisedimesh, më në fund Interi ia ka dalë mbanë të bëjë goditjen e madhe që kërkonte në mesfushë, sepse mesfushori Nikolo Barela është zikaltër.

Lajmi konfirmohet nga Sky Sport, që raporton se klubi zikaltër ka gjetur marrëveshjen me Kaliarin, për një shifër totale që shkon diku te 45 milionë euro, plus bonuse, mes huazimit dhe blerjes së detyruar pas një viti.

Kaliari kishte kohë që këmbëngulte për të marrë shifrën që donte, sepse edhe Milani e më pas Roma u futën në garë, por vendosi vetë me dushk i kombëtares italiane, i cili donte Interin.

22-vjeçari vjen nga një sezon i shkëlqyer dhe është tashmë titullar edhe tek Italia, ndërsa Interi e sheh si pasuesin e Raxha Naingolan, i nxjerrë në shitje.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.