Flamurtari e bën zyrtare, Ilir Daja “vlonjat”

Ishte në ajër prej ditësh dhe sot iu vendos vula: Ilir Daja është trajneri i ri i Flamurtarit.

Trajneri kampion ka mbërritur sot në mbrëmje në Vlorë dhe është takuar me drejtuesit e Flamurtarit, duke diskutuar kontratën që do ta lidhë me vlonjatët për sezonin e ardhshëm.

Daja ka marrë garanci për ndërtimin e një skuadre serioze dhe pretendente për trofe, ashtu si ishte Skënderbeu, që tashmë rrezikon shpërbërjen, sepse largimi i trajnerit dhe Lilajt janë një sinjal shqetësues.

Me shumë gjasa Daja do të bisedojë personalisht me disa lojtarë të Skënderbeut për t’i marrë me vete në Vlorë.

Në këtë moment Flamurtari ka shumë pak lojtarë në kontratë dhe janë konfirmuar për sezonin e ardhshëm disa titullarë, por natyrisht puna reale do të nisë tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online