E kryer, Hazard madrilen, ja kur prezantohet

Eden Hazard dhe Real Madrid janë të destinuar për t’u bashkuar këtë verë. Marrëveshja është e kryer si me lojtarin ashtu edhe me klubin e Çelsit dhe pritet vetëm zyrtarizimi. “El Chiringuito TV” raporton se 28-vjeçari do të zyrtarizohet në orët në vazhdim si futbollisti më i ri i galaktikëve.

Kjo blerje do t’i kushtojë Florentino Perez 100 milionë euro. Hazard pritet të prezantohet brenda dy ditëve në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Ai bëhet blerja e dytë e kësaj vere për Realin. Luka Joviç u vesh dje i bardhë për shifrën e 65 milionë eurove.

Në Madrid po ndodh një revolucion i madh me lojtarë të mëdhenj që do largohen dhe të tjerë qëafrohen. Eden Hazard pritet të jetë lokomotiva e “Los Blancos” drejt trofeve. Ai vjen edhe me synimin e tij për t’u ulur në fronin e më të mirit në botë, diçka që nuk ja mundësonin në Londër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *