E kryer | Cake lë Superioren, firmos në Maqedoninë e Veriut

Klisman Cake i dha fund bashkëpunimit 3-vjeçar me klubin e Tiranës. Qendërmbrojtësi është gati të nisë një aventurë të re jashtë kampionatit shqiptar.  E ardhmja e futbollistit pogradecar do të jetë në Maqedoninë e Veriut.

“sporteskpres.com” mëson se 20-vjeçari ka arritur marrëveshjen me Struga Trim-Lum. Skuadra nga qyteti i Strugës u shpall fitues i grupit perëndimor të Ligës së Dytë çka u siguroi kalimin në elitën e futbollit maqedonas për të parën herë në historinë e klubit.

Cake ka qenë një ndër lojtarët më premtues të dalë nga akademia e Tiranës gjatë viteve të fundit. Megjithatë, pas një sezoni me aktivizime të shumta në Kategorinë e Parë, 20-vjeçari s’mundi të mbante të njëjtat pozita me rikthimin e klubit në Superiore ku u aktivizua në vetëm 4 takime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *