E kryer: Besir Demiri me skuadër të re, arrihet marrëveshja

0

Besir Demiri do të ndryshojë skuadër e kampionat. Mbrojtësi i majtë del lojtar i lirë më 30 qershor dhe së fundmi ka pasur një ofertë nga Sllovakia. Jo vetëm kaq, por sipas asaj që raporton Infosport.mk, Demiri ka gjetur akordin dhe së shpejti pritet të nënshkruajë kontratën.

Kanë mbetur disa detaje për të përmbyllur me sukses marrëveshjen me klubin e Zhilinës, që e mbylli kampionatin në vendin e katërt. Demiri  prej 18 muajsh ishte pjesë e Mariopol në Ukrainë dhe sezonin e fundit është aktivizuar në 21 ndeshje, 19 prej tyre titullar.

Futbollisti 24-vjeçar në të shkuarën është aktivizuar me Shkëndijën dhe Vardarin, ndërkohë që tërhoqi vëmendjen edhe të ish-trajneri Kristian Panuçi, i cili e ftoi në kombëtare mbrojtësin e majtë. Demiri zgjodhi të linte Maqedoninë e Veriut për Shqipërinë, por ende nuk ka debutuar me kuqezinjtë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.