E krahason veten me Egbon, Mema flet për Tiranën: Me mua ishin më agresiv, tani kanë edhe fat

Ardian Mema ka krahasuar kohën kur ishte te Tirana me periudhën e Egbos. Në 11 ndeshje janë marrë 10 fitore dhe 1 barazim, ndërsa kjo statistikë flet qartë për punën e teknikut të ri. Gjithsesi i ftuar në “Sport News” që transmetohet në “News24”, Mema është shprehur se në kohën kur drejtonte ai nga stoli te bardheblutë, ishte një skuadër më agresive se tani, që mendojnë vetëm për rezultatin.

“Unë jam lindur dhe rritur në Tiranës, ndërsa më vjen mirë për Egbon. E kam shok të vjetër dhe e ndan gjithmonë me mua gëzimin. I ka fituar të gjitha ndeshjet përveç asaj me Skënderbeut dhe janë të merituara. Egbo vepron në mënyrën e tij. Çfarë ka ndryshuar? Tani Tirana ka ekuilibër, unë kam qenë më agresiv.

Egbo bën realisht mirë që mendon rezultatin dhe jo se unë nuk e kam bërë. Por futbolli është edhe fat, shumë ndeshje i kanë fituar në ato minutat e fundit”, thotë Ardian Mema. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *