E krahason me kuajt, Venger për Hazard: Ka probleme fizke, erdhi shumë i rëndë në Madrid

Eden Hazard nuk po arrin të lërë gjurmë me fanellën e Realit të Madridit, megjithëse erdhi me bujë të madhe nga Chelsea dhe shihej si ai që do të mbushte boshllëkun e krijuar nga largimi i Ronaldos. Mbi gjendjen e futbollistit belg ka folur edhe ish-trajneri legjendar i Arsenalit, Arsen Venger.

Ky i fundit shprehet se kjo gjendje e Hazard vjen si asojë e kileve të tepërta që sulmuesi mbart me vete, gjë për të cilën u fol shumë edhe në media në periudhën kur ish-lojtari i Chelseat nënshkroi për madrilenët. Traneri francez e mbyll më pas edhe me një krahasim me garat me kuaj për të treguar gjendjen fizike të Hazard.

“Ndjej se ne ende nuk e kemi parë rrezikun që kemi njohur në Angli me Hazard. Ai nuk është mirë fizikisht pasi u lëndua. Ai nuk është një lojtar që më ka bërë përshtypje në mënyrë të veçantë për diçka, por atij i mungon besimi që kishte te Chelsea.

Nuk mendoj se problem është përshtatja me kulturën apo njerëzit, mendoj se është më shumë për arsye fizike. Ai erdhi shumë i rëndë, siç e lexuam edhe në gazeta. Nëse doni që një kal të humbasë një garë, vendosni vetëm dy kilogramë më shumë se një kal prej 500 kilogramësh”, ka thënë Arsen Venger./Sport Ekspres/