E konfirmuar, Selmani humbet Spanjën

Shqipëria U21 do të përballet sot me Spanjën prej orës 19:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Është takimi i parafundit për kuqezinjtë, që në këtë ndeshje nuk do të kenë të gatshëm portierin Gentian Selmani.

“Gardiani” i Laçit ka pësuar një dëmtim dhe për këtë është larguar jashtë vendit, në mënyrë që të rikuperohet sa më shpejt. Selmani është një nga pikat më të forta të kuqezinjve dhe tashmë trajneri Alban Bushi duhet të mendojë për portierin që do ta nisë nga minuta e parë.

Me shumë mundësi do të jetë Elhan Kastrati, ai cili do të marrë vendin e Selmanit. Ish-portieri i Teutës, pjesë e Peskarës në Itali, do të duhet të ndalë gjuajtjet e spanjollëve. me siguri nuk do të jenë të pakta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *