E konfirmuar: Ka ndryshim plani, shtyhet një ndeshje e Superiores

0

Ka një ndryshim në kalendarin e Superiores këtë javë. Ishte parashikuar që ndeshjet e javës së nëntë të nisnin të premten, por nuk do të ndodhë kështu. Takimi Flamurtari-Tirana është shtyrë për ditën e hënë.

Mësohet se shkak për shtyrjen është bërë gjendja e fushës së Flamurtarit. Nuk saktësohet se cili ka qenë problemi konkret. Gjithsesi fakt është që kjo ndeshje do të zhvillohet ditën e hënë prej orës 18:00.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 9

E shtunë, më 20 tetor
Kastrioti-Kukësi (Ora 14:00)
Laçi-Teuta (Ora 14:00)
E diel, më 21 tetor
Skënderbeu-Kamza (Ora 14:00)
Partizani-Luftëtari (Ora 17:00)
E hënë, më 22 tetor
Flamurtari-Tirana (Ora 18:00)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.