E konfirmuar: Enis Gavazaj me ekip të ri, mungon vetëm firma

Enis Gavazaj ka ndryshuar kampionat. Pas një eksperience të shkurtër në Rusi, sulmuesi anësor do të nënshkruajë me Dinamo Minsk. Vetë menaxheri i tij, Shkumbin Qormemeti, ka konfirmuar për mediat bjelloruse se firma do të vijë shumë shpejt.

Gavazaj kishte shkuar në provë te Dinamo Minsk dhe duket se e ka kaluar testin. Tanimë po bëhet gati të nënshkruajë dhe të japë kontributin e tij në skuadrën e re. Te Jenisej në Rusi pati pak hapësira dhe muajin e shkuar palët ranë dakord të ndërprisnin bashkëpunimin.

Sulmuesi anësor ka spikatur me Skënderbeun në Shqipëri, madje arriti të fitonte edhe nj vend në kombëtare. Ai shpreson të rikthehet të luajë rregullisht me Dinamo Minsk, çka edhe do e rikthente në urdhrat e Panuçit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *