E konfirmuar, Artan Mërgjyshi e mbyll me Laçin

Vetëm dhjetë javë ka qëndruar në krye të Laçit Artan Mërgjyshi. Trajneri kryeqytetas nga sot nuk është më trajner te kurbinasit, të cilët duhet të gjejnë një tjetër zgjidhje për pankinën. Vetë Mërgjyshi e ka konfirmuar largimin e tij. Me shumë mundësi në ndeshjen e radhës me Luftëtarin do të jetë Migen Memelli ai që do drejtojë Laçin.

Mërgjyshi në krye të Laçit arriti të grumbullojë 16 pikë dhe e lë skuadrën në vendin e katërt. Dy humbjet e fundit me Teutën dhe Kukësin bënë që situata te kurbinasit të ndryshonte.

Kjo është lëvizja e pestë në Superiore, teksa i pari që u largua ishte Bledar Devolli nga Kamza. Tirana ka zëvendësuar Ze Marian me Ardian Mëmës, kurse Kastrioti Plorin me Nicën. Edhe Luftëtari e ka ndryshuar trajnerin, pasi Mezani mori vendin e Millosh Kostiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *