E konfirmon trajneri, Junajtid vendos rekordin historik

Mançester Junajdit ka hapur thesin për të mbyllur “plagët” e mbrojtjes. Ata pritet të zyrtarizojnë blerjen më të shtrenjtë në histori të një mbrojtësi. Herri Meguajer do të jetë lojtari më i ri i Junajtid brenda pak ditësh.
Këtë e konfirmon vetë trajneri i Leister Sitit, Brendan Roxhers, i cili deklaron se klubet kanë gjetur marrëveshjen dhe mbetet vetëm mbyllja e termave financiare me lojtarin. Meguajer do i kushtojë “Djajve” rreth 93 milionë euro, duke thyer kështu rekordin prej 85 milionësh të vendosur nga Liverpuli për blerjen e Van Dijk.

“Ka një marrëveshje. Klubet kanë rënë dakort mbi një shumë të caktuar. Tani koha e mbetur është për të mbyllur çëshjet financiare me lojtarin. Pas fundjavës do të ketë zhvillime konkrete”, deklaroi Roxhers, që konfirmon kështu largimin e një prej yjeve të ekipit të “Dhelprave”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *