E konfirmon drejtori, Kamza largon lojtarin për shkak të… pasaportës

Klubi i Kamzës ka ndërprerë bashkëpunimin me portierit bullgar Mario Kirev. “Gardiani” 29-vjeçar iu bashkua skuadrës nga periferia e kryeqytetit gjatë merkatos së verës nga kampionati qipriot. Lajmin për largimin e bullgarit e dha drejtori sportiv i Kamzës, Andi Matraxhiu, i cili ishte i ftuar në emisionin “Sport News Plus”  në “News 24” .

Kjo lëvizje nuk vjen prej cilësive të portierit, por për shkak të rregullit të të huajve në Superiore. Sikurse dihet, vetëm katër të tillë lejohen të luajnë njëkohësisht në një ndeshje të elitës së futbollit shqiptar.

“Jemi të detyruar të mbyllim bashkëpunimin me Mario Kirev për shkak të rregullit të numrit të të huajve. Është portier shumë i mirë, por kjo e penalizon”, tha zyrtari i klubit.  Gjatë qëndrimit të tij disa-mujor te Kamza, Kirev u aktivizua vetëm një herë në Kategorinë Superiore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *